Avokati i Thaçit para Prokurorisë, përmend të gjitha masakrat që Serbia ka kryer në Kosovë

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe, në hapjen e seancës ka njoftuar trupin gjykues të Gjykatës Speciale me krimet serbe në Kosovë.

Sipas tij, represioni, krimet serbe, brutaliteti i ofensivave ka krijuar natyrshëm ndjenjën e hakmarrjes te qytetarët e Kosovës.

“Në shkurt dhe mars 1998, forcat serbe sulmuan një sërë fshatrash të shqiptarëve të Kosovës që çuan në vrasjen e shumë civilëve. Më 5 mars 1998 u vra edhe familja Jashari, 59 anëtarë të familjes Jashari u vranë, duke përfshirë 18 gra dhe 10 fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Më 23 prill 1998, në Deçan dhe Gjakovë, forcat serbe vranë 20 shqiptarë. Në gjashtë muaj, rreth 300 fshatra u shkatërruan me mbi 250,000 njerëz të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Këto sulme u shoqëruan me operacione ushtarake kundër UÇK-së nga Ushtria Jugosllave dhe policia serbe, nga pranvera e vitit 1998, duke u rritur në intensitet gjatë verës deri në tetor 1998”, ka thënë Kehoe.

Ai ka lëshuar edhe disa xhirime të masakrës së Reçakut.