Avokati i Thaçit ia dorëzon një provë materiale Speciales në fillim të seancës

Edhe të mërkurën po vazhdon në seancë private dëshmia e dëshmitarës së parë në Gjykatën Speciale në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sot, ajo do t’u përgjigjet pyetjeve të avokatëve të ish-presidentit Hashim Thaçit.

Seanca ka filluar me një kërkesë nga avokati i Thaçit, Luka Misetiq për t’i dorëzuar një provë materiale prokurorisë.

Smith e pyeti Prokurorinë nëse kanë ndonjë kundërshtim për këtë dhe një nga prokurorët tha “jo”.

Më pas, asistentët u urdhëruan që ta sjellin në sallën e gjyqit dëshmitaren.

“Sot do të vazhdojmë me kundërpyetjet nga Mbrojtja e Thaçit”, tha gjykatësi.

“Ju lus t’i përgjigjeni qartë pyetjeve, me fjali të shkurtëra”, i tha ai dëshmitarës pasi ajo u fut në sallën e gjyqit.

Më pas, seanca u mbyll për publikun.