Avokati i Popullit i nervozuar: Ligji i Pagave do të pezullohet, s’ka rritje rrogash

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se ligji i pagave duhet të pezullohet nga Kushtetuesja për arsye se me këtë u shkelën të drejtat rreth 15 mijë punëtorëve, si dhe 5 mijë të tjerë në sistemin shëndetësor.

Jashari këto i bëri të ditura në Radiotelevizionin e Kosovës, ku ndër të tjera tha se ligji duhet të jetë Ii sakt dhe preciz.

“Me këtë ligj nuk ka barazi. Ky ligj nuk ka arritur të përmbushur kërkesat, janë një kategori që u shkelen të drejtat. Janë mbi 15 mijë pozita që u shkelen të drejtat dhe pesë minj të tjerë në sistemin shëndetësor. Një ligj duhet të jetë i saktë dhe preciz”, tha ai.

Jashari, tutje vlerësoi se kanë autorizime për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese për të pezulluar ligjin.

Kujtojmë se Ligji i ri për Paga sipas njoftimeve të deritanishme ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor. Ndërkaq, nga Ministria e Financave kanë thënë se mjetet e ndara për paga ekzistojnë dhe se Ligji mund të fillojë të implementohet që tani.

Sidoqoftë, me kërkesën e Avokatit të Popullit tani pritet vetëm vendimi i Kushtetueses.