Avokati i Popullit e dënon sulmin ndaj Valon Sylës: Cenon lirinë e shprehjes dhe mediave në Kosovë

Institucioni i Avokatit të Popullit e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se ky sulm është i papranueshëm dhe cenim i lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave në Kosovë. Sulmet verbale a fizike ndaj gazetarëve, kërcënimet përmes rrjeteve sociale a në çfarëdo forme tjetër, cenojnë të drejtat kushtetuese për sigurinë e gazetarëve dhe të mediave.

“Avokati i Popullit dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla i cili u sulmua nga persona të panjohur pak kohë pas paraqitjes së tij televizive.

Syla është sulmuar të martën në mbrëmje vonë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai ka raportuar se është sulmuar nga tre persona dhe ka pësuar lëndime në kokë dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se ky sulm është i papranueshëm dhe cenim i lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave në Kosovë. Sulmet verbale a fizike ndaj gazetarëve, kërcënimet përmes rrjeteve sociale a në çfarëdo forme tjetër, cenojnë të drejtat kushtetuese për sigurinë e gazetarëve dhe të mediave.

Avokati i Popullit tërheq vëmendjen mbi nevojën e mbrojtjes efektive të gazetarëve nga çdo formë e cenimit të sigurisë dhe pengimit të ushtrimit të lirë të profesionit. Z. Qelaj fton organet kompetente që të hetojnë dhe ndriçojnë këtë rast, dhe ti vënë autorët e sulmit para drejtësisë”, thuhet në njoftim.