Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, do të vendosë lule te varri 7-vjeçares, pjesëtare e familjes Jashari, e vrarë gjatë luftës nga forcat serbe.

Ai do të qëndrojë në Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz në ora 15:00.

Për këtë, kishte njoftuar Stojkoviq ditë më parë, ku dhe kishte thënë se pasi të kthehet në Serbi “do t’ju them më arrestoni”.

Klienti i tij, Sandulloviq, u lirua nga paraburgimi të hënën. Ai u rrah nga policia sekrete serbe pasi kishte nderuar varrezat e familjes Jashari në Prekaz. /Ballkani.info/