Avokati Halilaj flet për sulmin: ”Këtë e ka bërë krimineli Sami Lushtaku”
Avokati Gazmend Halilaj e ka drejtuar gishtin kah Sami Lushtaku për sulmin me armë zjarri që iu bë sot para shtëpisë së tij.
Ai për më tepër e ka quajtur edhe kriminel të ftohtë atë dhe tha se për këto deklarata publike është i gatshëm të mbajë përgjegjësi para gjykatës, njofton Klan Kosova.
“Ka qenë së paku dy persona, por ka mund të ketë pasë edhe të tjerë. Kam hyrë në një autoservis dhe kam dalë nga dera e prapme e tij”.
Ai tha se prapa këtij sulmi është i sigurt se qëndron Lushtaku, pasi që sipas tij, për shkak se i ka publikuar keqpërdorimet e fondit të UÇK-së.
“Rastin e kam raportuar publikisht. Janë maskat e Samiut. E kam pasë komandant dhe nuk kam besim te ai prej se kanë filluar skandalet. Është e sigurt. Ata janë njerëz të Sami Lushtakut. Vrasjen në tentativë para shtëpisë sime e ka bërë krimineli Sami Lushtaku. Ai është një kriminel gjakftohtë”.