Avokati Gashi thërret konferencë lidhur me raportin e Prokurorisë Speciale për Astrit Deharin

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se ka ftuar konferencë për media sot në orën 15:00.

Gashi në Facebook shkroi se “duke pas parasysh se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me 12 Prill 2022 ende pa na e dërguar ekspertizën plotësuese, familjes se Astrit Deharit e as mua si përfaqesues i tyre juridik ka tentuar që të manipuloj opinionin publik”.

“Njëjt siç kishte vepruar edhe ne Nentor te vitit 2016 ish-Kryeprokurori I Prokurorise Themelore ne Prizren Syle Hoxha, i cili me pak se dy jave pas vrasjes se Astritit tentoj qe ta mbylle rastin e hetimit te vrasjes se Astrit Dehari kinse si vetevrasje”, shkruan Gashi në Facebook.