Avokati Tomë Gashi ka vazhduar fjalën për klienten e tij repren Loredana Zefi e cila tashmë është duke u akuzuar për mashtrim parash.

Gashi në konferecë tha se Loredana është marrur në pyetje nga prokuroria zvicerane dhe se nuk është diçkan për tu rritur, përcjell Ballkani.info

Sipas tij vetëm fama artistike e ka bërë një lajmë kaq të madhë.

“Për ne avokatët së pari duhet të dihet se a eshtë rasti civil apo penal. Sipas deklaratave të klientit, Loredana ka thënë se rasti ka ndodhur në vitin 2016, dhe duhet të dihet se brenda 3 viteve nuk mund të kthehet një rast aq lehtë në rast penal.Loredana është marrë në pyetje nga prokuroria zvicerane, dhe vetëm niveli i saj i famës artistike e ka bërë një lajm kaq me bujë, pasi që raste të tilla ndodhin çdo ditë kudo në botë”, ka tahë avokati Gashi.