Avokati e lartëson Thaçin në Hagë me fjalët e mëdha të Bob Dole e Joe Biden!

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është paraqitur para Gjykatës Speciale në Hagë.

Avokati i Thaçit, Bob Dole ka shfrytëzuar foltorën e tij në gjykatë për ta lartësuar figurën e Hashim Thaçit, transmeton Ballkani.info

“Unë mund ta paraqes këtu Thaçin njëri me dinjitet dhe ndershmëri, njeri që i ka shërbyer vendit në liri dhe paqe, burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime”, ka thënë ai.

“Thaçi doli mbi luftën e UÇK-së si zëri i arsyes, duke shtuar se ishte pikërisht ai personi që çoi vendin drejt pavarësisë”, ka thënë Hooper duke e cituar Bob Dole.

Ai poashtu citoi fjalët e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ku thonte se Thaçi është George Washingtoni i Kosovës./Ballkani.info/