Avni Zogiani pritet të emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës

Pas marrjes së detyrës si kryeministër i vendit, Albin Kurti ka filluar t’i kompletojë edhe ministritë me zëvendësministra. Qeveria Kurti pritet t’i ketë 35 zëvendësministra në 15 ministri, në koalicion me LDK-në.

Deri më tash, kryeministri Kurti i ka emëruar tre zëvendësministra, që të gjithë nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje. I pari që është emëruar ka qenë Xhelal Sveçla. Ai e ka marrë detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës.

Ndërkaq, dje, Kurti i ka emëruar edhe dy zëvendësministra tjerë, atë të Bujqësisë dhe Integrimeve Evropiane, shkruan Ballkani.info.

E burime të Ballkani.info thonë se zëvendësministër pritet të jetë edhe Avni Zogiani. Ky i fundit në zgjedhjet e 6 tetorit ka kandiduar në listën zgjedhore për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zogiani, thonë burimet tona, pritet ta merr detyrën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Transportit. Kjo ministri drejtohet nga Lumir Abdixhiku i LDK-së. /Ballkani.info/