Avni Hyseni do të varroset në Gllogjan, kjo është agjenda

Mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllau i tij, Adnani.

Hyseni do të varroset në fshatin Gllogjan më datë 3 janar, ditën e mërkurë, transmeton Ballkani.info.

Homazhet do të mbahen në Palestrën e Sporteve ‘Karagaqi’ në Pejë, nga ora 11:30 deri në 12:30.

Pas homazheve do të bëhet ceremonia mortore në të njëjtin vend, nga ora 12:30 deri në 13:00.

Ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. /Ballkani.info/