Avni Arifi ka marrë dritën jeshile nga institucionet e Emirateve të Bashkuara Arabe për marrjen e postit të ambasadorit rezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, brenda pak kohe do të mbetete pa njërin prej njerëzve më të afërt të tij dhe më të rëndësishëm të kabinetit të tij, Avni Arifin.

“Për 13 vjet ka qenë privilegj që kemi punuar e jemi angazhuar bashkë me Avniun, në funksione të ndryshme. Edhepse me debate, mospajtime, vështirësi, por edhe festa të fitoreve, gjithmonë bashkë pranë kryeministrit Haradinaj, AAK-së, e Kosovës. Jam e bindur që do t’a vazhdosh përkushtimin ndaj shtetit edhe në detyrën e re. Të priftë e mbara Avni R. Arifi”, ka shkruar bashkëpunëtorja e tij, Meliza Haradinaj.

Arifi ka qenë shef i kabinetit të kryeministrit Haradinaj. /Ballkani.info/