Avni Arifi flet pas emërimit si ambasador në Emiratet e Bashkuara

Shefi i Kabinetit të Qeverisë Haradinaj, Avni Arifi, është emëruar Ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmin për dekretimin e Arifit e ka konfirmuar ky i fundit për Ballkani.info.

“I propozuar kam qenë më herët kurse tani jam dekretuar”, ka thënë Arifi.

Ballkani.info ka siguruar dekretin e nënshkruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Ballkani.info