Avioni rus përplaset me dronin amerikan mbi Detin e Zi

Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgues të Shteteve të Bashkuara mbi Detin e Zi, tha ushtria amerikane.

Ushtria amerikane tha se për këtë shkak është detyruar që të rrëzojë dronin e saj.

SHBA-ja tha se droni po kryente një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur dy avionë luftarakë rusë tentuan që ta pengonin.

Ushtria tha se “ky ishte një veprim joprofesional dhe i pasigurt i rusëve” që për pak bëri që një prej avionëve dhe dronëve të rrëzoheshin.