Avioni më i madh i mallrave në botë u shkatërrua gjatë luftës në Ukrainë

Komandanti i Forcave ukrainase të Mbrojtjes, Sergei Nayev, është takuar sot me njësitë lëvizëse të mbrojtjes ajrore në aeroportin Antonov në Hostomel, në periferi të Kiveit.

Nayev bëri një bisedë me ushtarët, para se ata të pozonin para mbetjeve të një “Antonov An-225”, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv

“Antonov An-225”, është avioni më i madh i mallrave në botë, i cili u shkatërrua gjatë luftës në Ukrainë.

Avioni
Ushtarët ukrainas pranë avionit më të madh të mallrave në botë, i cili u shkatërrua në luftë (Foto AP)
Avioni
Avioni më i madh i mallrave në botë (Foto AP)