Avioni i Melania Trumpit bën ulje të detyrueshme

Avioni që bartte Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trup, është detyruar të bëjë ulje të papritur pasi kabina është mbushur me tym.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, një zëdhënës i Trumpit, ka thënë se tash gjithçka është në rregull dhe të gjithë janë mirë. Sipas zëdhënësit, ka qenë vetëm një “çështje e vogël mekanike”.

Një gazetar i NBC-së ka thënë se të gjithë gazetarëve në bord iu është dhënë nga një peshqir i lagur për ta vënë në fytyrë nëse tymi bëhet shumë i dendur, transmeton Koha.net.

Melania Trump është dashur të udhëtojë në Filadelfia për të takuar familjet e prekura nga abuzimi me opiod, por avioni presidencial është kthyer në bazën ajrore në Merillend, nga ku është nisur.