“Avioni i Kijametit” rishfaqet pas 12 vitesh në qiell

Fitorja që Putini priste për ta festuar në 9 Maj nuk erdhi. Forcat ruse janë duke u përballur me një kundërshtar të fortë në Ukrainës, ndërsa kanë angazhuar të gjithë Perëndimin që të furnizojë me armë ukrainasit, të cilët po i shkaktojnë mjaft humbje rusëve.

Inteligjenca britanike raporton se deri më tani, rusët kanë humbur ¼ të fuqisë së tyre ushtarake të dërguar në Ukrainë.

Pavarësisht kësaj, rusët po tentojnë të frikësojnë botën me arsenalin e tyre bërthamor duke kërcënuar vazhdimisht me përdorimin e tij, shkruan abcnews.

Sëfundmi, mësohet se rusët do të angazhojnë në Paradën e 9 Majit edhe avionin Ilyushin Il-80, i cili shërben si një bazë koordinimi të luftimeve në ajër në rastet e një lufte bërthamore. Ai është projektuar që t’i rezistojë radioaktivitetit si edhe të qendrojë për orë të tëra në ajër duke mbajtur aty drejtues të shtetit dhe ushtrisë ruse në rastet e një lufte bërthamore.

Ai do të shfaqet në qiell pas 12 vitesh dhe shihet si një kërcënim i drejtpërdrejtë i Rusisë ndaj Perëndimit.