Avioni i dërgon pasagjerët në aeroportin e gabuar

Linja ajrore nepaleze Buddha Air u përfshi në një incident të pazakontë pasi dërgoi pasagjerët, në aeroportin e gabuar.

Avioni u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kathmandu Tribhuvan, më 18 dhjetor. Nga atje, fluturoi në veriperëndim për në qytetin e dytë më të madh të vendit Pokhara, në vend që të shkonte në destinacionin e synuar, në qytetin jugor të Janakpurit. Qytetet janë rreth 250 milje larg njëri-tjetrit.

Astha Basnet, zyrtarja ekzekutive në Buddha Air, shpjegoi për CNN Travel se ngatërresa ndodhi për shkak të dy faktorëve: “gabimet në komunikim dhe mosrespektimi i procedurave të hollësishme standarde të funksionimit (PSO)”. Basnet konfirmoi po ashtu që ekuipazhi i linjës ajrore do të marrë trajnim shtesë dhe se linja ajrore ka modifikuar manualet e saj ekzistuese të fluturimit.

Me gjithë befasinë që udhëtarët përjetuan kur zbritën në aeroportin e gabuar, situata shkoi relativisht mirë dhe 69 pasagjerët shkuan në destinacionin e duhur, edhe pse disa orë me vonesë.

Në vitin 2019, një fluturim i British Airways nga aeroporti i Londrës që kishte për qëllim të mbërrinte në Dusseldorf shkoi aksidentalisht në Edinburg.