Avionët rusë vrasin 200 militantë në Siri

Ministria e Mbrojtjes në Rusi njofton se forcat ajrore kanë bombarduar gjatë mbrëmjes së të hënës disa baza të militantëve në Siri.

Si pasojë e sulmeve ajrore në rajonin e Palmirës të paktën 200 persona kanë humbur jetën, që sipas autoriteteve ruse ishin pjesë e një rrjeti terroristësh.

“Pasi siguruam informacionin për vendndodhjen e strukturave terroriste, aviacioni ndërmori një sulm duke eliminuar të paktën 200 militantë”, shkruhet në komunikatë.