Filmi i superheronjve nga produksioni Marvel vazhdon të thyejë rekordet në zyrat e biletave.
Suksesi i jashtëzakonshëm i Marvel në arkë vazhdon, me filmin ‘Avengers: Endgame’. Pas një fundjave të dytë në vendin e parë, filmi me superheronj tani ka fituar 2.188 miliardë dollarë në mbarë botën pas vetëm 12 ditëve.
Endgame kësisoj tejkalon Titanikun e James Cameron (2.187 miliardë dollarë), i cili u lirua në vitin 1997, për t’u bërë filmi më i madh fitues në histori në mbarë botën. Produkti i Marvel qëndron në vendin e dytë, prapa një filmi tjetër të regjisorit Cameron, të njohur si ‘Avatar’, prodhim i vitit 2009, i cili ka inkasuar 2.78 miliardë dollarë në nivel global.
Suksesi i vazhdueshëm i Endgame nuk është një befasi. Filmi fundjavën e kaluar arriti të thejë një rekord, duke inkasuar 1.2 miliardë dollarë në mbarë botën.
Endgame tani është vetëm filmi i pestë që kalon shifrën e 2 miliardë dollarëve në mbarë botën. Ai bashkohet me Avengers: Infinity War (2.048 miliardë dollarë), Star Wars: Force Awakens (2.068 miliardë dollarë), Titanic (2.187 miliardë dollarë) dhe Avatar (2.788 miliardë dollarë).
