Avdylit i del kohë të merret edhe me Ramën, mundohet t’i tregoj çka është patriotizmi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shndërruar në një kosmopolitan fals.

Ky reagim i Avdylit erdhi pasi që, Rama nuk reagoj pas ndeshjes së fundit në mes të Zvicrës dhe Serbisë, në kuadër të lojërave të botrorit, Katar2022, dhe i pyetur nga gazetarët e pse nuk kishte reaguar, kryeministri i Shqipërisë ka thënë se këto reagime janë “nacionalizëm qesharak”.

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli ka thënë se Rama me këtë deklaratë po rehabiliton shovinizmin Serb të radikalit Vuçiqi, si dhe po e dëmton rëndë patriotizmin natyral mbarshqiptarë.

“Duke u shndërruar në kosmopolitan fals, Edi Rama (dhe disa të sojit të tij) po rehabiliton shovinizmin Serb të radikalit Vuçiq, dhe po dëmton rëndë patriotizmin natyral mbarëshqiptar që kurrë s’kishte qëllime ekspansioniste. Qe 120 vite në Ballkanin e trazuar o je me kauzën e drejtë të Shqiptarizmës, o je me kauzat Çubrolloviqiane Serbe. S’mund të jesh edhe edhe…”, ka shkruar Avdyli.