Njëri prej deputetëve më aktivë të LDK’së, Haxhi Avdyli, e ka cilësuar si dështak e të padijshëm.

Ky reagim i deputetit nga Prizreni ka ardhur pasi Dardan Gashi tha se LDK është shndërruar në Degë të Vetëvendosjes dhe po kontrollohet prej Albin Kurtit.

“Por mos të harrojmë se ska kënaqësi, e krenari më të madhe se me të sha i ligu, dështakët e të padijshmit si puna e Kadri Veselit, Dardan Gashit me shokë. Do ndihesha keq nëse ata na lëvdrojnë me ngërdheshje, ndihem i tradhëtuar kur ditën qeversin me ty , e natën sajojnë kurthe rrëzimit tënd siq ndihem i poshtëruar kur natën të vrasin e ditën të qajnë. Prandaj shani, rreni, shpifni, villni, se nuk na fyeni as poshtëroni sepse qytetari tani ju njeh juve se çka keni bërë këtij vendi për 20 vite”, ka shkruar Avdyli.

Ai ka thënë se Partinë e Ibrahim Rugovës e shajnë dhe fyejnë prej vitesh për çfarëdo veprimi që bën për ta zvogëluar e poshtëruar.

“U sha LDK se na prishi socializmin. U sha LDK se na prishi bashkim vëllazërimin. U sha e u vra LDK se pati faj që populli gadi 60 % e përkrahu me votë. U sha LDK që nuk morri postin e Kryeministrit por Presidencën. U sha LDK se pse morri Kryeministrinë e qeverisi pa skandale. U sha e pështy pse hyri në koalicion me PDK , e shahet pse po rri në opozitë e nuk bëhet vegël e saj. Shahet edhe kur bën opozitarizëm të kulturuar, shahet edhe kur qeverisë mirë. Shahet pse luan rol unifikues brendaopozitar, edhe kur thërret tryeza e tërë spektrit politik”, ka shtuar ai.