I mandatuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ua ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë kohë pandemie, kur nuk ka qenë e mundur të falet Bajrami në xhamia, lutemi që sa më parë të kalojë kjo gjendje dhe t’i kthehemi normalitetit
Postimi i tij i plotë:
Të dashur miq dhe besimtarë,
Me fat Bajrami, shëndet e gëzime për të gjithë juve.
Në këtë kohë pandemie, kur nuk ka qenë e mundur të falet Bajrami në xhamia, lutemi që sa më parë të kalojë kjo gjendje dhe t’i kthehemi normalitetit.
Avdullah Hoti







