Avdullah Hoti pyetet nëse do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, kjo është përgjigjja e tij

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, së bashku me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë.

Me këtë rast Hoti është pyetur nga gazetarët për situatën aktuale brenda LDK-së dhe nëse do të jetë kandidat për kryetar të partisë.

Ai nuk ka pranuar të japë përgjigje me arsyetimin se sot është ditë feste, dhe duhet festuar, shkruan Reporteri.

“Sot është ditë feste, keni durim, festë është, festoni sot, festoni sot”, ka thënë Hoti para gazetarëve.

Ndërsa ka vlerësuar lart kontributin e presidentit Rugova në bërjen e Kosovës shtet i pavarur, ku tha se qytetarët e Kosovës do t’i jene mirënjohës presidentit Rugova dhe atyre që kanë rënë për pavarësinë e vendit.