Avdullah Hoti: Nëse do të votohej rezoluta, qeveria do të rrëzohej

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se nëse deputetët e koalicionit do ta votonin rezolutën e opozitës, atëherë qeveria do të rrëzohej.

“Kjo është arsyeja pse disa parti të koalicionit PAN nuk e votuan rezolutën. Ndryshe nuk ka kuptim refuzimi i tyre, pasi në deklarata janë të zëshëm kundër negocimit të kufijve”, thotë Hoti.

Hoti po ashtu në Facebook ka prezantuar pikën e rezolutës për dialogun, e cila nuk mori dritën e gjelbër në Kuvend.

Më poshtë postimi i Hotit:

“Kjo eshte pika e rezolute e riformuluar:

“1. Kuvendi i Republikes se Kosoves rithekson se Kushtetuta e Republikes se Kosoves, sovraniteti shteteror, integriteti territorial dhe karakteri shteteror unitar i Republikes se Kosoves jane te pacenueshme.

As Presidenti, e askush tjeter, nuk ka te drejte te negocioje per territorin e Republikes se Kosoves.”

Kjo eshte rezoluta qe nuk u mbeshtet. Per cfare te flasim tjeter nese nuk pajtehemi ne kete pike bazike”.