Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, vendi ka pasur 4 kryeministra të cilët nuk e çuan në fund asnjë mandat. Tani në listë futet edhe Avdullh Hoti, i cili sot e mori detyrën e re. Hashim Thaçin u zgjedhë dy herë kryministër, Isa Mustafën një herë, Ramush Haradinajn me një mandat të lënë në gjysmë ( edhe një para shpalljes së pavarësisë), dhe Albin Kurti kryemistër për 50 ditë.
Para shkurtit të 2008’ës, Kosova ka pasur Kryeministër Bajram Rexhepin me 1006 ditë në pushtet, Bajram Kosumin me 351 ditë, dhe Agim Çekun me 1140.
Ndërsa pas pavarësisë asnjë nga liderët Thaçi, Mustafa, Haradinaj dhe Kurti nuk e çuan deri në fund mandatin e tyre. Për dallim nga Thaçi e Mustafa, Haradinaj dhe Kurti qëndruan në karrigen e shefit të qeverisë më së paku. Haradinaj në 2005 qe 100 ditë kryeministër e Kurti tani veç 50 ditë, pastaj edhe ditët tjera si kryeministër në detyrë.
Ndërsa, nga sot Kosova do të ketë kryeministrit e ri, Avdullah Hoti i cili pas votimit të djeshëm në Kuvend me 61 vota, Hoti i LDK’së mori detyrën e re si shef i qeverisë së Kosovës.
Më poshtë Metro ju sjellë rrugëtimin e kryeministrave të Kosovës të pavarur:
Hashim Thaçi ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur. Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008. Ndërsa në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Kosovë më 12 dhjetor 2011 fiton PDK’ja në krye me Thaçin dhe përsëri rizgjedhet kryeministër për mandatin 2011-2014, shkruan Gazeta Metro.
Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës Kosovës
Si Kryeministër i Kosovës, Thaçi, ka udhëhequr dialogun politik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që më 19 prill 2013, rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Tani, Hashim Thaçi është President i Republikës së Kosovës, i zgjedhur më 26 shkurt 2016 në Kuvendin e Kosovës. Detyrën e presidentit e mori më 7 prill 2016, pas betimit solemn në Kuvendin e Kosovës.
Isa Mustafa pas humbjes në ballotazh me Shpend Ahmetin, atë kohë nga Vetëvendosja për të parin e Prishtinës, në zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit 2014, LDK’ja në krye me Mustafën, doli partia e dytë pas PDK’së. Menjëherë me 10 nëntor LDK së bashku me AAK’në dhe Nismën formuan koalicionin pas-zgjedhor, LAN, ku për kryeministër u nominua kreu i AAK’së Ramush Haradinaj kurse Isa Mustafa kryekuvendar. Në seancën konstituive të 17 korrikut, Mustafa zgjedhet kryekuvendar me një procedurë që rezultoi jovalide, pasi që çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese.
Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Pas një periudhe gati 6 mujore të ngërcit politik, Blloku në të cilin tashmë ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, tërhiqet nga kërkesa për të marrë postin e kryekuvendarit. Në këtë situatë Mustafa kërkon që ai të jetë i nominuari i Bllokut për kryeministër. Pasi nuk arrihet pajtueshëmri, Mustafa bënë koalicion me kreun e PDK’së, Hashim Thaçi me kushtin që LDK përkatësisht Isa Mustafa të jetë kryeministër i ri.
Ndërsa me një mocion mosbesimi në vitin 2017 Isa Mustafa shakrkohet nga posti i kryeministrit të Repubikës së Kosovës. Sot, Mustafa është kryetar i LDK’së, dhe pretendent për postin e kryministrit përsëri në zgjedhjet e përgjithshme që priten të mbahen pas dorëheqjes së ish-kryministrit Haradinaj, shkruan Gazeta Metro.
Ramush Haradinaj, dy herë kryeministër.
Haradinaj ka mbajtur për 100 ditë postin si kryeministër në vitin 2005 përpara se të paditet për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish Jugosllavinë (ICTY). Më 3 dhjetor 2004 në parlamentin e Kosovës u zgjodh kryeministër me shumicë votash. Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali, shkruan Gazeta Metro.
Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës Kosovës
Haradinaj u bë edhe një herë kryeministër, pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017. Ai u zgjodh Kryeministër i Kosovës më 9 shtator 2017, me 61 vota për dhe 1 abstenim pas një krize të gjatë politike .Pjesa tjetër e 58 deputetëve bojkotuan votimin. Qeveria e tij përbëhej nga një koalicion i madh i quajtur Koalicioni PANA.
Kreu i AAK’së erdhi në këtë post si kandidat i koalicionit në mes të partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.
Albin Kurti, si kryeministër qëndroi veç 50 ditë. Ai e mori detyrën me 3 shkurt të këtij viti me 66 vota pro, ndërsa sot u shkarkua po nga shumica e atyre që e votuan, pra të LDK’së.
Mocioni i mosbesimit erdhi pikërisht pasi Kurti mori vendim për ta shkarkuar nga detyra Ministrin e Brendshëm nga LDK’ja, Agim Veliun.
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës Kosovës
Pasi këtij akti, LDK’ja njoftoi se do të dalë nga koalicioni me Vetëvendosjen dhe të rrëzohet qeveria, pasiqë Kurti ka shkelur marrëveshjen.
‘Koalicioni i shpresës’ , mbijetoi veç 52 ditë në pushtet dhe atë mes shumë mospajtimesh me partnerët qeverisës. Duke filluar nga kundërshtimi i SHBA’ve, rreth taksës nga ana e Vetëvendosjes, që LDK’ja nuk e përkrahte asnjëherë.
Kujtojmë se Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Ndërsa, pas Kurtit në pushtet erdhi Avdullah Hoti. Hoti e mori detyrën me 4 qershor 2020, ndërsa u votuar një ditë më parë në Kuvend me 61 vota
Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës Kosovës
Hoti i LDK’së mori detyrën e re si shef i qeverisë së Kosovës. Mirëpo paraardhësi i tij Albin Kurti, nuk ishte pjesë e ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës te njeriu të cilin ai e kishte shkarkuar.
Hoti ka arritur i vetëm në qeveri, me gardë ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por në hyrje te ndërtesës pritej vetëm nga sekretari i qeverisë Fitim Krasniqi. dhe jo nga paraardhësi i tij, ish-partneri i koalicionit qeverisës, Albin Kurti.
Ish-kryeministri Albin Kurti në një video mesazh, kishte deklaruar se nuk do të jetë prezent në dorëzimin e detyrës së tij.
“Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, pasi nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që u dorëzua edhe te presidenti. Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”, porositi Kurti dje në një video-mesazh të fundit si kryeministër.
Kurti kishte shkarkuar Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit vetëm pak orë pas shkarkimit të Qeverisës tij më 25 mars, pas mocionit të mos besimit, të iniciuar nga partia e Isa Mustafës, me të cilën Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës për 51 ditë.












