Avdullah Hoti: Kosova tokë me nda nuk ka

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka theksuar se qytetarët e Kosovës duan transparencë lidhur me dialogun me Serbinë, që është sugjerim edhe i dy ambasadorëve të SHBA-së, në Prishtinë e Beograd.

Postimi i Hotit në Facebook:

Qytetarët e Kosovës duan transparencë lidhur me dialogun me Serbinë, që është sygjerim edhe i dy ambasadorëve të SHBA-së, në Prishtinë e Beograd. Është e pa pranueshme që të ambalazhohet dialogu me Serbinë me gjysmë të njohura dhe dykuptimësi. Kjo qasje e Presidentit u pa edhe sot në konferencën për medie. Ne nuk mund të “manovrojmë” me procesin e dialogut. Ne duhet të jemi të qartë me qytetarët e Kosovës dhe aleatët tanë për pozicionin tonë në dialogun me Serbinë. E para, Kosova duhet të dialogojë dhe do të dialogojë, sepse nuk ka alternativë tjetër. Gjuha që nxitë konflikte duhet të hiqet nga diskursi jonë. E dyta, Kosova tokë me nda nuk ka, Kosova nuk e rishikon shtetësinë e vetë dhe Kosova nuk e defunksionalizon shtetin e vetë me aranzhime të brendshme në baza etnike.