“Avdullah Hoti ka ofruar dorëheqje nga pozita e kryeministrit”

Analisti politik, Astrit Gashi në emisionin “Debat Plus” ka thënë se Vjosa Osmani ka vepruar drejt me shkarkimin e konsujve, derisa ka theksuar se dy javë do të jenë vendimtare për qeverinë aktuale në Kosovë.

“Gjasat maksimale që në këtë dyjavësh do kuptojmë nëse do kemi zgjedhje apo jo, të pakënaqur me qeverinë janë partnerët e koalicionit, ndërsa i pakënaqur është edhe vetë zotëri Hoti”, tha Gashi, transmeton Ballkani.info

Ai tha se ka informata që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ofruar dorëheqje ose është i gatshëm që të dorëhiqet nga pozita e të parit të qeverisë./Ballkani.info/