Dega e LDK-së në Rahovec e drejtuar nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, sonte janë mbledhur për t’u përgatitur për Kuvendin Zgjedhor të së shtunës.

Në një postim të Hotit, thuhët se delegatët e kësaj dege janë unik! Unik për kandidatin? Kjo nuk është përmendur në këtë postim.

“Dega e LDK-se ne Rahovec sonte mbajti mbledhjen pergatitore per Kuvendin Zgjedhor qe mbahet neser. Unik”, ka shkruar Hoti në Facebook, duke e bashkangjitur edhe një fotografi të delegatëve të Rahovecit, transmeton Ballkani.info.

Rahoveci në Kuvendin Zgjedhor i ka 10 delegatë.

Deri më tash është folur për një kandidat konsensual për kryetar të partisë, mirëpo zyrtarisht nuk ka dalur asnjë emër.

Isa Mustafa, kryetari aktual thuhet se do të jetë kandidati konsensual, kurse Lutfi Haziri kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. /Ballkani.info/

loading…