Avdullah Hoti e Skender Hyseni në humor të mirë para takimit me Trumpin

Pak orë na ndajnë nga nënshkrimi i marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, në ceremoninë e së cilës do të jetë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

E para nisjes së takimit të dytë, duket se kryeministri Avdullah Hoti dhe koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni janë në humor të mirë.

Të paktën kështu po duket në një fotografi të postuar nga gazetari Ermal Panduri, i cili po qëndron në SHBA.

Ende ndërkaq nuk dihet nëse brenda delegacionit kosovar ka kundërshti për këtë marrëveshje, pasi që në media është raportuar se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj po bën presion tek delegacioni kosovar për mos-nënshkrimin e dokumentit të marrëveshjes.