Avdullah Hoti demanton Veselin, në ShBA do të përfaqësoj LDK-në

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti sot do të udhëtojë për në ShBA me ftesë të Kongresit amerikan.

Hoti përmes Facebookut, ka bërë të ditur se është i ftuar si udhëheqës i grupit kryesor opozitar në Kuvendin e Kosovës.

Avdullah Hoti do të marrë pjesë në Forumin e Lidershipit Parlamentar që do të organizohet nga Kongresi.

Hoti ka thënë se nuk është pjesë e delegacionit të askujt, siç është raportuar mbrëmë në RTK.

“Ne këtë Forum, une e perfaqësoj Grupin Parlamentar te LDK-se që është grupi përcaktues i zhvillimeve në Kuvend. E lus redaksinë e RTK-së ta përmiresoj këtë lajm. Nëse zyra e Kryetarit të Kuvendit e ka lëshuar një deklaratë të tillë, atëherë deklarata duhet të përmirësohet”, ka shkruar Hoti.

loading…