Avdullah Hoti bëhet edhe me Instagram!

Pasi është caktuar data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 14 shkurt, politikanë dhe partitë kanë filluar angazhimet si në terren ashtu edhe në rrjetet sociale.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, kryeministër në detyrë, tashmë ka hapur edhe instagram, që të jetë më afër me qytetarët, shkruan Ballkani.info.

Deri më tash ai kishte vetëm Faceboook.

“Ky është profili im zyrtar në Instagram. Më ndiqni: @avdullah.hoti https://instagram.com/avdullah.hoti“, ka shkruar Hoti.