Avdullah Hoti: Askush s’do të lejohet t’i fusë duart në arkën e shtetit

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se askush nuk do të lejohet t’i fus duart në arkën e shtetit.

Sipas tij, as me vendime të qeverisë nuk do të mund të ndahen mjete jashtë ligjit, siç ka ndodhur në dy vjetët e fundit.

“Në qeverinë në ardhje do të ketë transparencë të plotë të shpenzimeve publike, me zero shpenzime luksi dhe do të zbatohet Programi Nacional i Kursimeve”.

“Arka e shtetit do të ketë zot. Askush nuk do të lejohet të fusë duart në arkën e shtetit. As me vendime të qeverisë nuk do të mund të ndahen mjete jashtë ligjit, siç ka ndodhur në dy vjetët e fundit”.

“Ministri i Financave nuk do të jetë evidentues i shpenzimeve që bëjnë ministrat dhe kryeministri, por do t’i menaxhojë ato sipas ligjit, duke i ndarë drejt dhe me transparencë. Financat publike janë mjete të qytetarëve që vetëm i menaxhon qeveria”.

loading…