Avancojnë raportet Kosovë-Izrael, themelohen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim ekonomik

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është hapur Korporata Zhvillimore dhe Investuese ndërmjet dy vendeve.

Qëllimi i kësaj korporate thuhet se është rritja e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Damian Brikman dhe Israel Levinson janë bashkëthemeluesit e kësaj korporate.

Kujtojmë se Kosova dhe Izraeli kishin vendosur marrëdhërie diplomatike  menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në Shtëpi të Bardhë më 4 shtator 2020.

Pas kësaj, Kosova pritet të vendos ambasadën në Jerusalem.