Ava Max shënon sukses të ri

Ava Max ka pak kohë që i është futur industrisë së muzikës, por sukseset e saj nuk kanë të ndalur. Ajo është aktualisht duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit “So Am I”.

Kjo këngë e ka renditur vajzën nga Shqipëria lart në top-listat britanike dhe amerikane, teksa ishte një vazhdimësi e suksesit të padiskutueshëm që pati kënga “Sweet But Psycho”.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve të klipit më të fundit, duke treguar se sa mirë ia ka kaluar nën shoqërinë e produksionit dhe të stafit.

Xhirimet e këtij klipi janë kryer në Kaliforni, teksa deri më tani kjo këngë numëron mbi 11 milionë klikime në kanalin “YouTube”