Ava Max publikon këngën e re, por pa videoklip

Kanë kaluar një vit që nga publikimi i këngës “Sweet but Psycho” nga shqiptarja, Ava Max.

Ky projekt i solli asaj famë të madhe, ndërsa arriti shikime e dëgjime në platformat e ndryshme muzikore, përfshirë edhe kanalin YouTube.

Ndërkohë solli edhe këngë të tjera që u prit mirë prej fansave dhe publikut gjersa gjatë ditës së sotme publikoi edhe një këngë të re.

“Torn”, projekti i ri i biondinës shqiptare, por të cilin për momentin e ka sjell pa ndonjë videoklip.

Mbetet të shihet nëse në ditët në vazhdim do t’ia bashkëngjit këngën edhe ndonjë video.

Theksojmë se artistja në realitet quhet Amarda Toçi dhe vjen nga Shqipëria, ku nga viti i kaluar ka shënuar rritje të dukshme në karrierën e saj.

loading…