Ava Max ndryshon tërësisht, nga një bionde e thjeshtë në një brune simpatike

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është shumë e pëlqyer për stilin e saj.

Ajo ka krijuar tashmë imazhin e një vajze të bukur bionde, e cila di të bëjë çudira me zërin e saj!

Megjithatë së fundmi, Ava ka vendosur të dalë nga ky stil, duke i lyer flokët e saj në një ngjyrë krejtësisht të errët.

Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram, këngëtarja shqiptare i ka njoftuar fansat me ndryshimin e saj të ri, ku nga një bionde është kthyer në një brune të theksuar.

Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet që artistja me prejardhje nga Shqipëria ka marrë përbri fotografisë, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për ndryshimin e ri.

https://www.instagram.com/p/B4-xR7jli4K/?utm_source=ig_embed

Ava Max përndryshe pati një paraqitje të shkëlqyer në dy festivale të mëdha evropiane, Los40 Music Awards dhe MTV EMA, ku në të dyja u shpërblye me çmime të rëndësishme.

Bashkëpunimi i saj i fundit me këngëtarin Palbo Alboran është pëlqyer tej mase dhe është pjesë e top listave botërore të momentit.