Ava Max ka ndarë disa imazhe para koncertit të saj në Francë

Ava Max është një prej emrave të shumtë shqiptar që po korr suksese në arenën ndërkombëtare.

Autorja e hitit ‘Sweet but psycho’ Ava Max po del ta ketë një verë shumë aktive sa i përket koncerteve dhe projekteve muzikore.

Në bazë të fotografive që ajo ka ndarë në Instagram, mund ta shohim se këngëtarja morri skenë në qytetin francez Nimes.

Pamja e saj nuk do koment, 25 vjeçarja vjen plot stil si çdo herë tjetër.

Këngëtarja me origjinë shqiptare kohë më parë kishte njoftuar se është duke punuar për albumin e saj të parë.