Autostrada Prishtinë-Shkup pritet të hapet më 29 maj

Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit, që lidhet më pastaj me Shkupin, pritet të hapet në fund të muajit maj.

Në pyetjen e kryeministrit për afatin e përfundimit të autostradës Prishtinë-Hani i Elezit në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ai ka marrë përgjigje nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, se inaugurimi i kësaj rruge është planifikuar të ndodhë më 29 maj.

Njëkohësisht është thënë se për përmbushjen e obligimeve të pagesave nga ministria, është duke u përgatitur raporti i cili do të prezantohet para kabinetit qeveritar shumë shpejt.