Mirëmbajtja e rrugëve pas të reshurave të dendura të borës në vendin tonë në disa vende ka pasur shumë probleme, mirëpo në disa segemente tjera, gjendja është shumë e mirë.
Derisa në aksin rrugorë nga Aeroporti e deri në Komoran ka pasur vështirësi në qarkullim për shkak se kompania nuk e ka hequr borën, në pjesën e autostradës “Ibrahim Rugova” gjendja ndryshon dukshëm.
Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e kësaj pjesë është kujdesur vazhdimisht që mos të ketë probleme në qarkullim, shkruan Ballkani.info.
Që nga orët e para të mëngjesit, borëpastrueset janë parë duke lëvizur vazhdimisht në autostradë.
Gjendja e autostradës mund të shihet edhe përmes kësaj videojë dhe fotografive.













