Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka takuar një grup të qytetarëve të Rahovecit, të cilët i kanë shprehur atij shqetësimet e tyre për trasenë e Autostradës së Dukagjinit.
Kryekuvendari tha se zëri i tyre duhet dhe do të dëgjohet në mënyrë që projektet e mëdha të mos anashkalojnë asnjë qytet si dhe të ruajnë vlerat e potencialet natyrore.Së fundmi, në vendin tonë është ngjallur debat në lidhje me varantin final të përzgjedhur të Autostradës së Dukagjinit.
Kjo pasi varianti i përzgjedhur që është ai përgjatë lumit Drin, po kundërshtohet nga rahovecianët pasi thonë se i dëmton tokat e tyre bujqësorë.Megjithatë, Ministria e Infrastrukturës e ka mbrojtur variantin duke thënë se është më i miri i mundshëm edhe në krahasim me variantin 1.Në lidhje me këtë çështje kanë reaguar edhe partitë opozitare si LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje.







