Autorja e librit “Si ta vrasësh bashkëshortin” po gjykohet pasi e vrau bashkëshortin

Nancy Crampton-Brophy, e kishte vetëpublikuar një roman më 2011, ku ofronte mënyra dhe propozime për vrasjen e bashkëshortit.

Mirëpo, shtatë vjet më vonë, 71-vjeçarja është arrestuar nën dyshimet se e ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj prej 27 vjetësh, Daniel Brophyn.

Danieli, që shërbente si shef kuzhine, ishte gjetur i vdekur në Institutin e Kulinarisë së Oregonit në Portland, më 2 qershor të vitit 2018.

Kishte qenë pikërisht bashkëshortja e tij që e kishte bërë njoftimin për vdekjen e tij në Facebook, duke e vajtuar vdekjen e tij.

Gjykimi i saj është shtyrë për shkak të pandemisë, mirëpo tani do të vazhdojë rrjedhën e vet normale.

Prokurorët thonë se ajo e ka vrarë bashkëshortin në mënyrë që të përfitonte 1.5 milion dollarë nga sigurimi jetësor, teksa eseja fiktive e listonte motivin financiar si motivin kryesor për vrasjen e partnerit.