Instituti i Shëndetit Kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar pacientët e prekur nga koronavirusi që të mos përdorin përzjerjen e rekomanduar nga presidenti, Donald Trump si një trajtim të mundshëm kundër virusit vdekjeprurës.

Sipas ekspertëve, një studim i fundit tregon se miksimi i ilaçit kundër malarjes idrossiclorina dhe antibiotikut azitromicina mund të jetë toksik.

Presidenti Trump prej disa javësh e ka konsideruar përzjerjen e këtyre dy ilaçeve si një zbulim që do të ndryshojë faqen e historisë botërore të shëndetësisë përballë koronavirusit.