Autori i shtatorës së Skënderbeut është asamblist në Komunën e Prizrenit

U vendosën më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit në qytetin e Prizrenit, vendi që ishte vatër e shumë ngjarjeve historike por, ndonëse, janë figurat më sublime të historisë së kombit shqiptar, shtatorja e heroit Gjergj Kastriotit- Skënderbeu dhe ajo e Adem Jasharit, nuk janë pritur fare mirë nga qytetarët, ndërsa është bërë e ditur se autori i shtatores së Skënderbeut është Sinan Aliajn, asamblisti i Komunës së Prizrenit.

Madje, disa thanë se shtatoret me atë pamje janë vetëm ofendim për këto dy figura.

Mirëpo, drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, ka thënë se për punimin e shtatores së heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu kanë kontribuar edhe disa skulptorë gjermanë.

Sipas tij, ata kanë ardhur nga Gjermania për ta ndihmuar skulptorin Sinan Aliajn.

“Ka pasë të angazhuar edhe skulptorë gjermanë të cilët kanë ardhë nga Gjermania për ta ndihmuar Sinan Alijan dhe që e kanë finalizu projektin”, tha Hajdari për Gazetën Sinjali.

Ai thotë se i gjithë projekti, i cili kap shumën e 70 mijë eurove, është financuar nga shoqata e diasporës “Trojet e Arbërit”.

“Fillimisht Kuvendi i Prizrenit në vittin 2018 ka vendosë që të vendoset një bust për shkak se viti 2018 ishte vit i Skënderbeut. Shoqata Trojet e Arbërit ka ofru fonde për një shtatore, se është diskutuar se figura e Skënderbeut nuk duhet të jetë vetëm bust, por shtatore. Komuna e Prizrenit ka në procedura prokuruse dy shtatore të dy figurave të luftës së fundit, Selajdin Berishës, për të cilën veç është bërë kontrata me skulptorin nga Shqipëria dhe shtatorja e Adem Jasharit e cila është në procedurë dhe gjatë dhjetorit pritet të ketë kontratë”, sqaroi ai.

Vlen të theksohet se shtatorja e Skënderbeut u punua nga asamblisti i Komunës së Prizrenit.

Shtatoren e Skënderbeut e ka bërë skulptori Sinan Alija, i cili është asamblist në Kuvendin e Prizrenit.

Ani pse në webfaqen e Komunës, ai figuron se vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Alija këtë gjë e ka mohuar.

Ai tha se tani është asamblist i pavarur, pasi që është larguar nga kjo parti që gati 1 vit.

“Jo, nuk jam nga radhët e Nismës. Jam i pavarur. Jo, kam qenë pjesë e Nismës, sot jam i pavarur. Ka gati 1 vit që jam largu. Projekti është financu nga shoqata “Trojet e Arbërit”, nuk ka të bëj me Komunë. Unë e kam bërë modelin e shtatores dhe ata e kanë bërë përzgjedhjen. Dy, tri variacione i kam pasur për Skënderbeun dhe në mesin e tyre është përzgjedhur kjo, si koncept. Nuk e di a ka kontaktu ata edhe me dikë tjetër, nuk ka qenë e jemja. Ata e kanë pjesën organizative se si kanë ardhë deri te unë”, tha Alijaj për Gazetën Sinjali.

Skulptori refuzoi të tregojë se sa është shuma që ai personalisht ka marrë për këtë projekt, i cili në tërësi ka kushtuar 70 mijë euro.