Skoci
Automobilat e rinj superluksozë shkatërrohen gjatë bartjes
Shumë automobila të rinj superluksozë Range Rover dhe Jaguar u dëmtuan deri në shkatërrim kur transportuesi nuk e llogariti mirë lartësinë e një ure hekurudhore.
Qindra mijëra funte është vlera e dëmit të automobilave në ngjarjen që ndodhi në Perth, Skoci, transmeton Ballkani.info.
Policia skoceze tha se asnjë automobil tjetër nuk është përfshirë në incident dhe askush nuk u arrestua.
“Zyrtarët e policisë dhe shoferi ishin jashtë me furça për t’i mbledhur mbetjet nga rruga, e cila u pastrua nga mbeturinat në orën 9:00”, u tha në një deklaratë zyrtare të autoriteteve.
“Isha duke ecur përpara dhe pashë kamionin më shumë pjesë të shpërndara përgjatë rrugës”, tha Elaine Page, dëshmitare.