Policia jep detaje

Automjeti shkel këmbësoren në Prishtinë, dërgohet për ndihmë mjekësore

Sot rreth orës 15:00 një automjet ka shkelur një këmbësore në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

Këto informacione i dha zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

“Rreth orës 15:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo për Express.

 Me rastin po merret njësiti i trafikut.