Lajmi i fundit

Automjeti godet këmbësoren te rruga “C” në Prishtinë

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “C” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për Ballkani.info se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet.

“Rreth orës 19:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet”.

E lënduara është dërguar për trajtim mjekësorë derisa nuk dihet ende shkalla e lëndimit.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.