Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në trafik, ku dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit duke rënë nga 10 metra lartësi.

Aksidenti ka ndodhur sot në rrugën Prizren –Reçan.

Bashkë me të ka qenë edhe gruaja e tij, e cila ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore.

Sipas policisë, viktima është rreth 70-vjeç nga komuna e Prizrenit, ndërsa gruaja 67-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku, aksidenti ka ndodhë në rrugën Prizren-Reçan. Ngasësi ka humbur kontrollin në automjet, ka goditur anësoren dhe ka rënë në bregun e lumit nga lartësia diku 10 metra. Viktima është i moshës 70-vjeçare nga komuna e Prizrenit. Në veturë ka qenë edhe bashkëshortja e tij 67-vjeçe e cila e ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Bytyqi për Ballkani.info.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga ky rast: