Një autobus plot me pasagjerë ra në një greminë në Pakistanin Perëndimor, të paktën 19 persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit tragjik
Sipas raportimeve të medieve, autobusi u përmbys në një rrugë të rrëshqitshme pranë Dhanisar në provincën Khyber Pakhtunkhwa ndërsa po shkonte për në Quetta nga Rawalpindi.
The death toll in another fatal accident in Pakistan has increased to 20 as another injured passenger succumbed to injuries. 14 injured passengers have been referred to Quetta. A Rawalpindi-Quetta bound passenger bus fell into a ravine on Sunday in Sara Dana area of district DIK. https://t.co/BSJBxMLCXw
— Saadullah Akhter (@saadiakhter) July 3, 2022
Aksidente të tilla janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së keqe, automjeteve të vjetra dhe shoferëve të pakujdesshëm.
Një aksident i ngjashëm ndodhi në Pakistanin jugperëndimor, në fillim të qershorit, ku një minibus ra në një kanion për shkak të shpejtësisë së madhe, duke vrarë 22 pasagjerë.







