Një autobus i linjës ndërkombëtare Kosovë-Gjermani është aksidentuar gjatë ditës së sotme në Kroaci.

Sipas informacioneve të para, deri më tani përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

Siç merr vesh Sinjali, autobusi i cili u përshi në këtë aksident është i kompanisë “Deva Tours” me seli në Gjakovë.